Ndërkohë që shumë çifte e konsiderojnë ndarjen e një shtrati si diçka shumë intime dhe të rëndësishme, shkencëtarët rekomandojnë diçka tjetër.
Sipas rezultateve të nxjerra nga një studim, që të keni një martesë të lumtur dhe jetëgjatë e mira do ishte të flini në krevatë të ndarë.
Kjo pasi çiftet që ndajnë të njëjtin shtrat kanë më shumë të ngjarë që të përjetojnë shqetësime që vijnë kryesisht nga partneri.
Mes këtyre shqetësimeve përfshihet gërhitja, higjiena jo e mirë, lëvizja e shpeshtë gjatë natës, orare të ndryshme, etj.
E gjitha kjo, sipas ekspertëve, mund të çojë drejt problemeve me shëndetin, probleme intimiteti dhe në raste ekstreme, në ndarje.
Kështu, fjetja në krevatë të ndryshme duket si zgjidhja e duhur.
Ndjenja e pushimit dhe relaksit, thonë ekspertët, mund të ju ndihmojë të menaxhoni jetën me më shumë përqendrim dhe kontroll, gjë që nga ana tjetër mund t'ju bëjë të ndiheni më të kënaqur dhe më të lumtur në marrëdhënien tuaj.
Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/