Një shqiptar në Montecattini në Itali është kapur nga policia. Ai përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-gruan e tij.
Marrëdhëniet mes tyre ishin përkeqësuar së tepërmi dhe gruaja kishte vendosur t'i jepte fund lidhjes. Që pas këtij momenti, për gruan filluan peripecitë.
Ish-burri nisi ofendimet ndaj saj, ndërsa e përndiqte në punë dhe në shtëpi. Gruaja kishte ndryshuar disa herë shtëpi, por nuk mundi t'i shpëtonte përndjekjeve të burrit.
Në një rast 40-vjeçari hyri në zyrën ku ajo punonte dhe kanosi njërin prej kolegëve të saj. Ky i fundit mësohet se kishte njoftuar policinë.