JOQ Albania
Home

Nuk ka pushtuar vetëm oqeanet, plastika tashmë po bie edhe nga qielli
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/08/2019 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plastika po bie tashmë nga qielli. Në këtë përfundim të frikshëm ka dalë një studim i kryer së fundmi në Denver dhe Boulder, Kolorado.

Ky studim, që në qendër ka pasur ndotjen dhe shiun, ka marrë titullin “It is raining plastic," ose në shqip “Po bie shi me plastikë” dhe është kryer nga shkencëtarët në SHBA.

Kuptohet që plastika e pranishme në reshjet e shiut nuk mund të dallohet me sy të lirë dhe për këtë studiuesit përdorën një mikroskop binokular të pajisur me një aparat fotografik digjital.

Ata gjetën plastikë të pranishme në 90% të mostrave, kryesisht në formë fibre, dhe në një larmi ngjyrash.

Ngjyra blu ishte më e përhapura, e ndjekur nga ngjyrat e kuqe, argjend, vjollcë, jeshile, të verdhë dhe të tjera, thotë studimi.

Mbetet ende e paqartë se nga vijnë këto grimca dhe se cilët do të jenë efektet shëndetësore të të jetuarit me gjithë këtë plastikë, thonë shkencëtarët, megjithëse disa studime janë në zhvillim e sipër.

Si duket jemi të pushtuar nga mbetjet tona: plastikë në oqeane, plastikë në tokë, mikro-plastikë në organizmin tonë dhe tashmë po na bie edhe nga qielli.

Burimi:CNN|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

**

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/