Balotelli heq dorë nga 15 milion euro, rikthimi në Seria A më pranë se kurrë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.08.2019, 20:06

Skuadra braziliane e Flamengos ka bërë një përpjekje të fundit për t'i ndërruar mendjen Mario Balotellit. Drejtuesir e Flamengos kanë takuar sërish agjentin e lojtarit, Mino Raiolën dhe më pas janë tërhequr përfundimisht nga marrëveshja.

Tashmë lojtari është një hap larg Brescias dhe pritet që brenda pak ditësh të nënshkruhet dhe marrëveshja. Balotelli ka zgjedhur zemrën, skuadrën e qytetit të tij, e cila mund t'i japë sërish fanellën e Kombëtares. Mësohet se Balotellin e kishin pyetur dhe disa tifozë të Brescias poshte shtëpisë së tij, për vendimin. E ndërkohë italiani nuk kishte mohuar mundësinë se shumë shpejtë do të kthehej në Serie A.

Me këtë vendim, Balotelli heq dorë nga një kontratë 1 vit e gjysmë, nga e cila do të përfitonte 15 milion euro. Nga ana tjetër Brescia i ka ofruar Balotellit një kontratë tre vjeçare me 1 milion euro në sezon plus bonuse, që mund të shkojë deri në 3 milion euro. E pamjaftueshme mbase për mënyrë e tij të jetesës, por e mjaftueshme për zemrën e tij.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit