JOQ Albania
Home

Mjekët i dhanë vetëm 6 orë jetë, vogëlushja mbijeton dhe së shpejti mbush 1 vjeç
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/08/2019 19:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e vogël, që lindi me një problem serioz në zemër, arriti që t’i kalonte kohët e vështira dhe tashmë mbush 1 vjeç.

Vogëlushja Phoenix Da’Vine arriti që të mbijetonte pasi ju hoqën aparaturat që e mbanin gjallë, edhe pse mjekët i kishin dhënë vetëm 6 orë jetë.

Kur ishte 7-muajshe ajo iu nënshtrua dy ndërhyrjeve në zemër pas të cilave pësoi arrest kardiak dhe mjekët e vendosën në kujdes intesiv.

Me frikën se vajza e saj e vogël mund ta kalonte gjithë jetën spitaleve, nëna e Phoenix mori vendimin e vështirë që ta shkëpuste të voglën nga pajisjet që e mbanin gjallë në prill të këtij viti.

Mjekët i dhanë vetëm 6 orë jetë, por ato orë u bënë ditë, javë dhe tashmë muaj.

Tashmë Phoenix ndodhet në shtëpinë e saj, edhe pse e lidhur me bombolat e oksigjenit dhe ka një ‘mal’ medikamentesh për të marrë.

Për dy javë ajo mbush një vjeç.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/