Idhulli i tifozerisë së kuqe largohet nga skuadra kampione e Shqipërisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.08.2019, 13:30

Një nga udhujt e tifozerisë së Partizanit, Labinot Ibrahimi, është larguar nga skuadra kampione e Shqipërisë.

Mbrojtësi 33-vjeçar është transferuar tek skuadra e Prishtinës, një dhuratë kjo e presidentit Demi për mikun e tij Remzi Ejupi, e konfirmuar edhe nga vetë nënkampionët e Kosovës.

Ibrahimi iu bashkua ekipit të Partizanit në korrik të 2013, së bashku me portierin Alban Hoxha.

Përmes një postimi në "Facebook", mbrojtësi veteran ka dhënë lajmin e largimit të tij dhe emocionet që ka përjetuar gjatë këtyre viteve që ka luajtur për "të kuqtë".

Të dashur miq dhe dashamirës të mi dhe të skuadrës së Partizanit Nga sot nuk do jem pjesë e Partizanit. E falënderoj president Gaz Demin për mbështetjen që më ka dhënë këto 6 vite, falënderoj drejtorin Olsi Rama, falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës, gratë të cilat na bënin bukën e na lanin rrobat, punëtoret dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub. Falënderim tjetër kam edhe për UG e madh, ju falënderoj nga zemra për këto 6 vite, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe keni qenë mbështetja ime gjithmonë. Unë po largohem nga klubi në të cilin u dashurova që në ditën e parë që erdha, po largohem me kokën lart pasi ia arrita qëllimit që kisha, titullit kampion. Shpresoj të shihemi përsëri. Me respekt, Labi juaj.”

*** Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit