Jurgen Klopp di gjithmonë si të jetë i veçantë. Tekniku gjerman, ka bërë një veprim qesharak para finales së vjetshme në Champions League, kur Liverpooli i tij luajti dhe humbi kundër Real Madridit.
Tekniku gjerman, është shfaqur në dhomat e zhveshjes para ndeshjes, teksa mbante veshur një palë boksera të firmës "CR7". Gjithçka e zbuloi futbollisti, Vajnaldum, i cili rrëfen me humor gjithë skenën e ndodhur pak çaste para ndeshjes.
Ai tregon:
E pamë që kishte veshur një palë bokssera të markës së Kristiano Ronaldos. Kishte futur edhe këmishën poshtë bokserave. E gjithë dhoma e zhveshjes ishte në tokë nga të qeshurat. Ai moment theu akullin. Zakonisht, në të tilla situata të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar, por ai ishte i qetë dhe e bëri qëllimisht këtë shaka. Ka bërë me qindra rrengje të tilla. Kur shikon që trajneri është me kaq vetëbesim dhe i qetë, efekti përcillet te lojtarët. Ai është si baba për të gjithë ne lojtarët. Me shakatë e tij dhe gjuhën e trupit, ai largon presionin nga lojtarët."