Nga mekanik në murg, Patër Ksenofoni tregon historinë e jetës brenda manastirit në Dhërmi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.08.2019, 11:29

Fshati i Dhërmiut ka rreth 42 kisha dhe manastire. Pater Ksenofoni shërben në manastirin e Shën Mërisë. Ai ka treguar për ABC News historinë e tij të veçantë, prej internimit që i bëri Enver Hoxha, tek martesa, tre fëmijët, vdekja e gruas dhe vendimi për të shërbyer në manastir.

Ai thotë se manastiri i Shën Mërisë është një manastir shumë i vjetër, me rrënjë të thella dhe që ka duruar masakra e çudi të mëdha.

Ksenofoni shprehet:

Ky nuk është një manastir i thjeshtë, por një manastir me rrënjë shumë të thella. Sipas gojëdhënave dhe sistemit të ndërtimit të brendshëm të manastirit, ai është mbi 800-900 vjeçar. Janë bërë këtu çudira shumë të mëdha, edhe masakra. I kemi përballuar të gjitha. Më e tmerrshmja ishte në kohën e partisë që zhduku fenë. Kjo ishte e jashtëzakonshme, çnjerëzore.”

Teksa pyetet se prej sa vitesh i është përkushtuar jetës si murg, Patër Ksenofoni tregon historinë e jetës së tij. Ai është banor i hershëm i fshatit Dhërmi. Aty ka lindur dhe në këtë manastir ku shërben sot, thotë se ka hyrë me qindra e me mijëra herë kur ishte fëmijë.

Patër Ksenofoni shprehet:

Unë jam nga fshati. Këtu kam ardhur me qindra herë, sidomos kur kam qenë fëmijë. E dashuroja kishën. Besimi në këtë fshat ka qenë i theksuar shumë. Kisha shfaqur dëshirën që i ri, rreth 14-15 vjeç që të vija murg. Mirëpo, kohërat na ndryshuan atëherë. Bëra ushtrinë, një kushëri më vonë më mori në Tiranë, më dha zanat. Isha një mekanik i mirë. U martova në Tiranë. Pasi kisha lindur djalin e madh, më qershor të 1962, që Enver Hoxha bëri një fshesë të madhe. Më internuar dhe më çuan në Lushnje. Nga besimi që kisha për Zotin tim, e ndjeja që e kisha gjithmonë me vete, mbi kokë. Pasi u hapën rrugët, shkuam në Greqi. Ime shoqe ishte e sëmurë nga veshkat. E çoja shpesh herë në spital. Sa u hapën rrugët e çova në Janinë, drejt e në spital. Mjekët më thanë se ka ilaçe që do e shtyjë shumë, se këtu s'kishte as dializë e asnjë gjë. Shkuam dhe dy vjet në Amerikë tek djali dhe u ktheva prapë. Gruaja vdiq pas 15 vitesh. Duke pasur besimin e theksuar tek Zoti, e kisha vendosur duke parë gjendjen e saj shëndetësore dhe shpirtërore që po binte dhe më në fund e kuptova që po mbaronte. Po të mbaronte, të zhvishesha në këtë manastir, të shfaqja gjithë dashurinë që kisha për Zotin dhe Shën Mërinë, duke shfrytëzuar veten time, fizikisht e mendërisht. Mbeta babai fëmijëve të mi dhe mora rrugën më të mirë e më të drejtë që mund të jetë. Rrugën e Zotit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit