JOQ Albania
Home

Adoleshentja në gjendje të rëndë ndërsa mjekët shqiptarë s’i kanë dhënë shpresë, Elona ka nevojë për ndihmën tonë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/08/2019 0:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elona Kuburja është një vajzë 14-vjeçare e cila dergjet në shtrat e sëmurë dhe ka nevojë për ndihmën tonë.

Sipas asaj që thonë familjarët, adoleshentja ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa mjekët në Shqipëri nuk i kanë dhënë shpresë.

Vajza ka hemorragji të brendshme dhe i duhet të udhëtojë patjetër në Turqi në mënyrë që të mund të kurohet.

Por, operacioni që mund të mundësojë shërimin e saj është shumë i shtrenjtë dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballojë shpenzimet e vetme.

Për këtë arsye, familjarët dhe miqtë e Elonës i bëjnë thirrje kujtdo që ka mundësi dhe dëshirë për t’i ofruar ndihmë sado të vogël vajzës.

Për të gjithë ata që mund të ndihmojnë, familjarët kanë lënë mënyrat e kontaktit në fotot e mëposhtme.

Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi për t’i shpëtuar jetën Elonës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/