Sezoni i ri futbollistik ka nisur në mënyrë perfekte. Chelsea dhe Liverpooli kanë luajtur sot mes tyre finalen e Superkupës së Europës ku spektakëli ka qenë prezent edhe përtej 90 minutave.
Fituesi është vendosur nga penalltitë, ku më të saktë u treguan djemtë e Jurgen Klopp. Koha e rregullut u mbyll 1-1 me golat e Giroud dhe Mane, ndërsa ndeshja shkoi në shtesë.
Edhe aty, të dyja ekipet shënuan nga një gol, Jorginho për Chelsean dhe sërish Mane për Liverpoolin duke i përfunduar në 2-2 edhe 30 minutat e shtesës.
Te penalltitë, më të saktë u treguan të kuqtë të cilët shënuan 3 herë ndërsa Chelsea 2 herë. Kështu, Liverpooli e nis mjaft mirë sezonin duke fituar edhe një trofe të rëndësishëm si Superkupa e Europës.