Çdo natë përpara se të flinte 37-vjeçarja Jasmine pastronte veshët me kunja pambuku. Por, ajo nuk e dinte se sa shumë dëm po i shkaktonte vetes dhe shëndetit të saj.
Edhe pse mjekët që në krye të herës kanë paralajmëruar njerëzit që të mos i përdorin këto kunja për të pastruar veshët, si duket jo të gjithë e kanë marrë mesazhin.
Si pasojë e copave të pambukut që i kishin mbetur në vesh, Jasmine kishte marrë një infeksion të rrezikshëm që po i konsumonte kockat e kafkës.
37-vjeçarja tregon:
Pasi e kuptoi që problemi ishte serioz, ajo shkoi më në fund tek një specialist dhe, pas ekzaminimit me skaner, u fut menjëherë në sallën e operimit.
Nëse nuk do ta kishte zbuluar në kohë, infeksioni mund t’i kishte kaluar në tru dhe më pas vdekja do të ishte e sigurt.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/