JOQ Albania
Home

Facebook sërish në telashe, zbulohet sesi na përgjon gjiganti i rrjeteve sociale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/08/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook ka paguar palë të treta për të transkriptuar biseda audio të përdoruesve.

Lajmin e bën të ditur Bloomberg duke cituar njerëz që e njohin mirë këtë çështje.

Raportohet gjithashtu se kompania e ka pranuar se ka qenë duke përgjuar përdoruesit me audio, por sipas tyre, kjo praktikë tashmë ka marrë fund.

Sipas Bloomberg, që citon kompaninë, përdoruesit e prekur ishin ata që e kishin aktivizuar opsionin që lejonte kompaninë të transkriptonte materialet audio që ata dërgonin në Messenger.

Gjiganti i mediave sociale është përballur së fundmi me një ‘lumë’ kritikash si dhe telashesh si pasojë e mënyrës se si i ka trajtuar të dhënat personale të përdoruesve.

Raporti vjen në një kohë që po zbulohen praktikat e përgjimit ose ‘dëgjimit’ të përdoruesve nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë.

Të përfshira në hetime janë edhe Apple, Microsoft, dhe Google.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania