JOQ Albania
Home

Efektivi i policisë u jep mësimin e madh qytetarëve dhe kolegëve të tij, ja gjesti fisnik që bën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një efektiv policie ka bërë një gjest mjaft fisnik, duke dhënë një leksion të vërtetë qytetarie për të gjithë.

Në videon e regjistruar në qytetin e Delvinës, ai shihet teksa ndal makinën e policisë dhe ushqen qentë e rrugës.

Më pas efektivi i policisë qëndron disa çaste duke i parë qentë teksa ushqehen.

Ndonëse një pjesë e mirë e kolegëve të tij demonstrojnë një sjellje të pashembullt, jo vetëm ndaj qytetarëve e njerëzve hallexhinj, por edhe ndaj kafshëve të rrugës, efektivi në fjalë iu ka dhënë një mësim të madh policëve të tjerë, që preferojnë të mos praktikojnë ndjenjat humane gjatë ushtrimit të detyrës.

Mbi të gjitha, përpara se të jesh efektiv i Policisë së Shtetit ose çfarëdolloj profesioni tjetër, duhet të jesh njeri.