JOQ Albania
Home

Këto janë tiparet e një femre të fortë, të cilat meshkujt nuk i durojnë dot
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse meshkujt i adhurojnë dhe i vlerësojnë femrat e pavarura e kanë shumë të vështirë të kenë një të partnere të tillë sepse ajo do t’i kundërshtojë gjithmonë.

Kur meshkujt e kanë një partnere të tillë, shumica prej tyre ndihen të “poshtëruar”. Më poshtë po listojmë disa prej tipareve që meshkujt nuk durojnë dot tek një femër e pavarur dhe e fortë.

Së pari meshkujt e kanë problem kur një vajzë është e vërtetë me veten e saj dhe nuk frikësohen t’i shfaqin ndjenjat e të afrohen me dikë. Së dyti vajzat e forta e dinë se çfarë duan në jetë dhe janë të vendosura t’i realizojnë ëndrrat e tyre me çdo kusht dhe kjo nuk përtypet lehtë na meshkujt.

Së treti vajzat e forta nuk falin për hir të dashurisë. Ato e vlerësojnë sinqeritetin dhe nuk i tolerojnë gënjeshtrat dhe arsyetimet e kota. Dhe së fundmi vajzat e forta nuk i durojnë dot justifikimet e kota që nxjerrin meshkujt dhe as kjo gjë nuk përtypet lehtë nga meshkujt.