JOQ Albania
Home

Përse djersitja tepërt nuk është e mirë dhe çfarë rreziqesh paralajmëron ajo
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 20:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa persona djersin gjatë gjithë kohës edhe kur temperaturat nuk janë shumë të larta dhe në ato raste që thjesht janë duke qëndruar pa bërë asgjë.

Nuk duhet harruar se djersitja është e rëndësishme, pasi rregullon temperaturën e trupit dhe na mban të freskët, por në rast se djersitim gjatë gjithë kohës kjo nuk është një e mirë.

Djersitja e tepër apo hiperhidroza siç njihet në gjuhën shkencore tregon se ju mund të vuani nga ndonjë sëmundje e fshehtë, ose ilaçet që po merrni ju japin efekte anësore.

Ndaj këshillohet që në këtë rast të bëni një vizitë. Këshillë tjetër që japin mjekët është se duhet të shmangni sa më shumë veshjet prej najloni dhe të mos konsumoni alkool kur është shumë nxehtë.