JOQ Albania
Home

Zbulohen arsyet e tradhtisë dhe personat që janë më të prirur për ta kryer këtë akt
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 21:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tradhtia është një ndër problemet më të mëdha tek çiftet, ku pasojat e zbulimit të saj mund të jenë fatale.

Mediat janë mbushur plot me kronika të zeza, të cilat kanë ardhur si pasojë e tradhtive.

Por kush janë personat që janë më të ekspozuar ndaj tradhtisë dhe cilat janë arsyet që mund t’i cojnë ata drejt këtij akti të pabesë?

Një studim i fundit ka zbuluar se janë disa faktorë të caktuar që i nxisin njerëzit të tradhtojnë atë që kanë në krah.

Studiuesit ka dalë në konkluzionin se personat që kanë pasur shumë partnerë s*ksualë dhe ata që janë "të rrëmbyeshëm", janë më të prirur të tradhtojnë.

Personat që janë "të rrëmbyeshëm" dhe impulsiv, mund të tradhtojnë sepse nuk e analizojnë situatën, por veprojnë në bazë të mendimeve dhe emicioneve momentale.

Ndërsa sa i përket personave që kanë pasur shumë partnerë s*ksualë, tradhtia ndodh për shkak të eksperiencave të tyre të shumta, të cilat kanë bërë që tek ata të zhvillohen një sërë aftësish të caktuara në këtë aspekt.

Ndërkohë që sipas studimit, arsyet kryesore të tradhtisë janë mungesa e kënaqësisë në lidhje dhe ndjesia e shkëputjes nga partneri/ja.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/