JOQ Albania
Home

Punoi deri në çastet e fundit të jetës së tij, dalin fotot e Gjergj Xhuvanit nga sheshxhirimi i filmit në Romë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja e parakohshme nga jeta e regjizorit të njohur, Gjergj Xhuvani, ishte një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë, në moshën 56-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Regjizori dhe skenaristi i njohur humbi ndjenjat teksa ndodhej në sheshxhirimin e filmit të tij më të fundit, "Liqeni im", që po xhirohej në kryeqytetin e Italisë, duke treguar përkushtim maksimal ndaj punës së tij, deri në momentet e fundit të jetës.

Ai u transportua drejt një spitali në Romë, ku dhe humbi jetën pas një ataku kardiak që pësoi.

Filmi "Liqeni im" do të ishte projekti i fundit i regjizorit Xhuvani, por për fat të keq nuk mundi dot ta përfundonte.

Më poshtë janë disa nga puna e tij në sheshxhirimin e filmit "Liqeni im" në Romë.

Regjisori dhe producenti i mirënjohur, i cili ishte martuar me aktoren Luiza Xhuvani, do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare.