JOQ Albania
Home

I biri i regjisorit shqiptar që ndërroi jetë bën kërkesën nga burgu ku po vuan dënimin për eliminim e katër personave
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Ai është ndarë nga jeta në një spital në qytetin e Romës. Xhuvani ka qenë një prej regjisorëve më të njohur në vendin tonë dhe ka dhënë një kontribut të madh për kinematografinë shqiptare.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Po sëmundja nga e cila vuante e mëposhtmi dhe nuk mundi t’ia dilte as ta çonte deri në fund filmin e tij.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren e dashur për të gjithë Luiza Xuvanin. Së bashku ata kanë edhe një djalë Kostandin Xhuvanin, i cili në shkurt të vitit 2014 tronditi gjithë opinionin publik me atë që bëri.

I biri i Gjergj Xhuvanit dhe Luiza Xhuvanit është autori i masakrës së katërfishtë që ndodhi në një lokal te “Rruga e Elbasanit. Ai i mori jetën  Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.

Së fundmi mësohet se  Kostandin Xhuvani, që po vuan dënimin prej 35 vitesh ka kërkuar leje nga burgu i Fushë Krujës për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.