JOQ Albania
Home

Nusja mundohet të bëjë fotot perfekte, por bie nga motori i ujit mes detit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 19:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nuse nga Shtetet e Bashkuara ka pësuar një incident në ditën e saj më të lumtur të jetës. Pamjet e saj teksa ra nga një motor teksa ishte u munduar të pozonte janë bërë virale.

Nusja me emrin Aili Reierson u ngjit në pjesën e prapme të një motori uji në bregun e Cancunit në Meksikë. Por dallgët ishin aq të forta sa e kthyen motorin dhe nusja u rrëzua.

Tualeti i saj dhe fustani u shkatërruan, pasi ajo u zhyt plotësisht nga rruga. Ka qenë drejtuesi i motorit të ujit dhe burri i saj ata që e nxorën nga uji sepse pasojat mund të kishin qenë fatale.

Pasi doli nga uji, ajo ka hequr qerpikët e rremë dhe ka thënë:

Unë jam mirë, por këto qerpikë duhet të hiqen.’’

Të gjithë këtë incident nusja e ka kaluar me të qeshur, ndoshta dhe do të mbetet një moment i paharrueshëm për të.