JOQ Albania
Home

Ja si ta stërvisni një mace për t’u bërë “gjuetare e shkëlqyer”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Macet janë ndër kafshët shtëpiake më të dashura e më të preferuara për njerëzit. Ato janë mjaft lozonjare dhe të dashura, karakteristika këto që të bëjnë t’i duash pafund.

Përveç kësaj, macet njihen si gjuetare të shkëlqyera, sidomos për kapjen e minjve. Një video e bërë publike tregon mënyrën e veçantë që një adhuruese kafshësh ka zgjedhur për të stërvitur disa kotele për gjueti.

Siç shihet në video, animalistja përdor një pajisje të posaçme rrotulluese dhe një lazer për ta vënë në praktikë këtë metodë.

Ajo drejton dritën e lazerit mbi pajisjen që rrotullohet, ndërsa kotelet rendin për të kapur "pikën e kuqe".

Video është publikuar nga Unilad në "Facebook" dhe ka marrë qindra mijëra shikime brenda pak orësh.