JOQ Albania
Home

Përfshihet nga flakët qyteza ku ndodhet sasia më e madhe e arit të zi në Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 18:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Temperaturat e larta janë bërë shkak edhe për vatra zjarri në zona të ndryshme përgjatë vendit. Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët e zjarrit edhe një tjetër sipërfaqe me ullishte në Patos.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit. Kurse zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po lufton me flakët.

Por terreni në zonën ku kanë rënë flakët e zjarrit është shumë i vështirë. Kujtojmë këtu se Patosi është qyteza më e pasur në Shqipëri për burimet natyrore, kryesisht arin e zi që është nafta.

Gjithashtu e ditur nuk bëhet as se sa është sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani nga flakët e zjarrit.