JOQ Albania
Home

“Tërbohet” moti në Durrës, stuhia e fuqishme godet qytetin bregdetar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 17:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa Shqipëria prej disa ditësh është pushtuar nga i nxehti afrikan, ku temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë, një mot i pazakontë ka përfshirë Durrësin.

Qyteti bregdetar është goditur pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shtrëngata shiu, erëra të forta dhe shkarkesa atmosferike.

Nga ky mot i pazakontë janë shënuar edhe disa dëme.

Era e fortë ka rrëzuar skelat e vendosura në shkollën 9-vjeçare "Jusuf Puka", e cila po rikonstruktohet.

Fatmirësisht nga incidenti i shkaktuar nga stuhia, nuk ka persona të lënduar.