JOQ Albania
Home

Sistemi i Thesarit nuk funksionon që prej 2 gushtit, çfarë po i fsheh qeveria shqiptarëve?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", shkruan se sistemi i thesarit online nuk funksionon që prej datës 2 gusht.

Sipas Tabakut, qeveria ka thyer çdo standart transparence, pasi mosfunksionimi i këtij sistemi lë të painformuar qytetarët mbi veprimtaritë e qeverisë.

Më tej ajo shpjegon se mosfunksionimi i sistemit të thesarit, do të thotë dy gjëra; ose kryhen pagesa e rimbursime të fshehta, ose qeveria nuk ka më para.

Kujtojmë që ditët e fundit në media janë publikuar një sërë skandalesh, ku tregohet me fakte se si qeveria abuzon me tenderat publikë, duke favorizuar kompanitë "mike" të Rilindjes.

Postimi i plotë

Cfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?
Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare! Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà! Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një kri.mi që është po aq i rëndë sa vetë kri.mi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!