JOQ Albania
Home

Me “miell të bardhë” dhe lëndë psikoaktive, kapet nga policia çifti shqiptar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/08/2019 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift shqiptarësh janë ndaluar nga policia në Itali, pasi u kapën me lëndë psikoaktive.

Ata u ndaluan në stacionin hekurudhor të qytetit të Monfalcones, pranë Triestes.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet "miell i bardhë", ndërkohë policia zbuloi dhe sekuestroi në banesën e çiftit lëndë psikoaktive, si dhe mjete të tjera për paketimin dhe peshimin e tyre.

Identiteti i të rinjve shqiptarë ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë policia kishte kohë që po i mbante nën vëzhgim.

Gjykata ka vendosur dërgimin e të riut dhe bashkëshortes së tij 23-vjeçare në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Burimi: Il Piccolo | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/