JOQ Albania
Home

I biri u mori jetën katër vetave, kjo është plaga që kishte në shpirt regjisori i njohur shqiptar që ndërroi jetë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Xhuvani nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.

Ai është ndarë nga jeta në një spital në qytetin e Romës. Xhuvani ka qenë një prej regjisorëve më të njohur në vendin tonë dhe ka dhënë një kontribut të madh për kinematografinë shqiptare.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Po sëmundja nga e cila vuante e mëposhtmi dhe nuk mundi t’ia dilte as ta çonte deri në fund filmin e tij.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren e dashur për të gjithë Luiza Xuvanin. Së bashku ata kanë edhe një djalë Kostandin Xhuvanin, i cili në shkurt të vitit 2014 tronditi gjithë opinionin publik me atë që bëri.

I biri i Gjergj Xhuvanit dhe Luiza Xhuvanit është autori i masakrës së katërfishtë që ndodhi në një lokal te “Rruga e Elbasanit. Ai i mori jetën  Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.

Ndërsa kur u morr në pyetje, ai tha se nuk mbante mend asgjë. Nëna e tij, Luiza Xhuvani në atë kohë ishte deputete e Partisë Socialiste dhe menjëherë pas lajmit se i biri i saj u kishte marrë jetën katër persona dha dorëheqjen.

Si asaj dhe bashkëshortit të saj që u nda nga jeta sot iu desh kohë që të riktheheshin në skenë.