JOQ Albania
Home

Duhet të ketë kushtuar një thes me para, deputeti shqiptar tregon vilën luksoze ku jeton
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 16:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumë vite Labinot Tahiri ka qenë një ndër këngëtarët më të njohur si në Kosovë por edhe në vendin tonë. Ndërsa prej pak vitesh ai është bërë pjesë e politikës në Kosovë.

Deputeti shqiptar ka marrë pushimet verore dhe siç duket nga fotot që ai publikon ka zgjedhur t’i kalojë ato në shtëpinë e tij, e cila është një vilë përrallore.

Tahiri ka publikuar foto që tregojnë se ai ka zgjedhur pishinën në oborrin e shtëpisë së tij për të shpëtuar nga i nxehti veror.

Krahas fotove që ia ka publikuar ka shkruar:

Një ditë e qetë në shtëpinë time me miq e shokë."

Mund të thuhet se vila ku jeton deputeti është mjaft luksoze dhe se ka kushtuar një mal me para ndoshta për blerë. Pamjet që ai ka publikuar nga shtëpia e tij në rrjetet sociale të lënë me të vërtetë pa fjalë.