JOQ Albania
Home

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Xhuvani nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.

Ai është ndarë nga jeta në një spital në qytetin e Romës. Xhuvani ka qenë një prej regjisorëve më të njohur në vendin tonë dhe ka dhënë një kontribut të madh për kinematografinë shqiptare.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Po sëmundja nga e cila vuante e mëposhtmi dhe nuk mundi t’ia dilte as ta çonte deri në fund filmin e tij.

Por kush ishte Gjergj Xhuvani?

Regjisori ishte vetën 56-vjeç. Ai njihej si  regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.  Dhe ishte i martuar me aktoren e njohur Luiza Xhuvani.