JOQ Albania
Home

Ky është shqiptari i njohur që u tall me Ramën duke zbuluar se si e shikon ai veten në pasqyrë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/08/2019 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bujar Kapexhiu është një ndër aktorët më të dashur për publikun, por ai ka edhe një talent tjetër atë të të bërit karikatura. Një prej personazheve që ai ka ironizuar më shumë duke e bërë karikaturë është edhe kryeministri, Edi Rama.

Së fundmi Bujar Kapexhiu ka bërë një karikaturë, ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke parë veten në pasqyrë dhe thotë:

Unë jam armiku im.”

Mesa duket kjo ka qenë mënyrë që ka gjetur Bujar Kapexhiu për të treguar se cili është armiku i kryeministrit Edi Rama. Pra sipas tij është vetë vetja e tij.

Kujtojmë këtu se aktori është një ndër emrat që ka dalë kundër shembjes së “Teatrit Kombëtar”. Madje në shumë debate televizive e ka kundërshtuar me forcë idenë për shembjen e “Teatrit Kombëtar”.