Do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 21:00, finalja e Superkupës së Europës mes Chelseat dhe Liverpoolit. Një natë para startit të sfidës, lojtarët e të dyja ekipeve, zhvilluan stërvitjen e tyre të fundit në Stamboll, aty ku do luhet sfida.
Përveç stërvitjes, ata kanë bërë edhe një gjest të madh, duke luajtur me fëmijë që nuk kanë këmbë dhe i mbushën ata me buzëqeshje dhe gëzim.
Fytyrat e fëmijëve pa këmbë ishin mbushura me buzëqeshje dhe lumturi, ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave luanin me ta. Këto çaste padyshim që do të mbeten gjatë në mendjet e të dy fëmijëve, të cilët kanë përjetuar ndoshta momentin më të mirë në jetën e tyre.
The Blues were joined by youngsters from the Turkish Sports Federation for the Physically Disabled at training today. ⚽💙#SuperCup pic.twitter.com/dYtrq4hk6Y
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 13, 2019
Beautiful moments between the Reds and the children of the @UEFA_Foundation ❤#SuperCup pic.twitter.com/ApsVSubrFn
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019