JOQ Albania
Home

E rëndë në Durrës, i riu plagos me mjet prerës 59-vjeçarin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një konflikt mes dy personave ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

Autori është 19-vjeçari me iniciale M.P, ndërsa i plagosuri Q.Xh, 59-vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të sportit "Ramazan Njala". E gjithë skena është parë nga kalimtarët e shumtë.

Mësohet se 59-vjeçari u plagos me një mjet të mprehtë. Autori është shoqëruar menjëherë nga policia. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital.

Nuk ka të dhëna ende për gjendjen e tij shëndetësore. Policia ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion zyrtar i policisë

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Q.Xh, 59 vjeç, banues në Durrës.

Patrulla e Policisë Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .