JOQ Albania
Home

PD i nxorri dokumentet, pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valdrin Pjetri nuk do të betohet më 20 gusht. Kjo përshkak se konstituimi i Bashkisë së Shkodrës është shtyrë, pasi pritet përgjigja e Prokurorisë për Pjetrin.

Ka qenë vetë Partia Socialiste, e cila ka pezulluar konstituimin e këshillit bashkiak. Kujtojmë këtu se një ditë më parë, PD publikoi një dokument sipas të cilit, Pjetri rezulton i dënuar në 223-shin me 18 muaj heqje lirie, për trafik "malli".

Ndërkohë demokratët kanë paralajmëruar edhe një protestë në Shkodër ditën e sotme. Nga ana tjetër, Pjetri i ka cilësuar këto akuza si shpifje, ndërsa po pret verdiktin e Prokurorisë.

Rama nga ana tjetër, i cili i dha besimin e tij Pjetrit për, është shprehur se rrugët mes kandidatit të Shkodrës dhe PS-së, do të jenë të ndara deri sa prokuroria të flasë.