JOQ Albania
Home

Valdrin Pjetri nxjerr zbuluar Arta Markun dhe KQZ-në, marrëveshja 3 muaj para zgjedhjeve rezultoi dështim
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuart në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. më 12 mars të 2019-ës, Arta Marku dhe Klement Zguri firmosën një marrëveshje, për verifikimin e thelluar të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, thuhet se KQZ angazhohet t’i dërgojë prokurorisë brenda afateve, formularët e dekriminalizimit, për të kryer një hetim të thelluar dhe më pas të informojë publikun.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është edhe ngritja e aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta, për të ftuar qytetarët, që të denoncojnë krimet elektorale, apo të japin informacione për efekt të dekriminalizimit. Edhe kjo pikë nga mbetur në hije dhe nuk është zbatuar.

Ajo që bie në sy, është fakti se për 4 muaj, prokuroria i kishte të gjitha mundësitë për të verifikuar të shkuarën e Pjetrit dhe për të shmangur një situatë të tillë. Edhe pse qytetarët shqiptarë paguajnë nga taksat e tyre për institucionet shtetërore, këto të fundit kanë shmangur përgjegjësitë dhe marrëveshja mes tyre ka qenë fiktive.