JOQ Albania
Home

Lë fshatin pa ujë, banorët e Backës në Skrapar protestë për ndërtimin e HEC-it
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur ditën e sotme në protestë.  Ata janë kundër ndërtimit të një HEC-i në fshatin e tyre.

Banorët u përpoqën që të ndalojnë punimet për HEC-in. Sipas 130 familjeve, ky projekt lë pa ujë të gjithë fshatin.

Më tej ata shtojnë se projekti dhe marrëveshja janë devijuar.

Banorët shprehen për TCH:

Është devijuar projekti dhe marrëveshja që kemi firmosur. Projekti i ri lë pa pikë ujë fshatin. Projekti i ri bllokon tërësisht burimin “Kroi Mbret”, nga i cili fshati mer ujë për të pirë, për nevojat vetjake dhe për bagëtitë në stane.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, në një zonë tjetër të Shqipërisë, pikërisht në Fan të Mirditës, banorët protestuan për ndërtimin e një HEC-i.