JOQ Albania
Home

Eleminoi një person në lokalin me muzik live, kapet në Tiranë shkodrani
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person me rrezikshmëri të lartë është kapur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ai është Sadetin Erkoçeviq nga Shkodra.

Ky i fundit është dënuar me 20 vite heqje lirie më 15 shkurt të 2018-ës, pasi eleminoi një person dhe plagosi një tjetër në një lokal me muzik live në 2014-ën.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë, se një person me armë zjarri po bënte lëvizje të dyshimta.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur me vete një armë tip "Bereta" me 14 fishekë, ku njëri ishte në fole.

Dyshohet se Erkoçeviq do të kryente një ekzekutim në Tiranë.