JOQ Albania
Home

Që 12 vjeçe me të, flet Victoria Eugenia Henao: Ferri i të qenit gruaja e Pablo Escobar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/08/2019 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Victoria Eugenia Henao, tani 58 vjeç, u takua me Pablo Escobarin kur ishte vetëm 12 vjeç.

Atëherë, Escboar, një 23-vjeçar, po ngjitej me shpejtësi në hierarkinë kriminale.

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur Escobar e detyroi që të bënte një abort në një ambient të errët.

Risultati immagini per Victoria Eugenia Henao

“Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa e bindur”, zbuloi ajo së fundi në biografinë e saj të re, duke përshkruar se si një grua që e kishte marrë Pablo po shtynte disa tuba plastikë në të, derisa filloi të gjakosej.

Risultati immagini per Victoria Eugenia Henao

Escobar më pas e mori në shtëpi dhe i tha asaj që të ndiqte udhëzimet e dhëna nga gruaja dhe ta informonte për gjendjen shëndetësore.

Edhe pas këtij keqtrajtimi traumatik, ajo qëndroi me Pablon. Një vit më vonë, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ata u martuan me Kishën e Trinisë së Shenjtë në Palmyra.

Prindërit e saj nuk donin të merrnin pjesë në dasmë dhe Victoria kujton atë ditë me ndjenja të përziera.

Gruaja shprehet:

Nga njëra anë unë e doja atë, por në të njëjtën kohë isha shumë e frikësuar”.

Ajo shpejt filloi të dëgjojë thashetheme për tradhëtitë e shumta bashkëshortore dhe aventurat e Pablos, por thjesht nuk dëshironte të kontrollonte xhepat e tij ose të kërkonte gjurmë trëndafilash në to.

Ajo vazhdonte shkollën, por pas saj ikte në shtëpi për të bërë jetën e një amviseje, duke mbetur sërish shtatzënë. Në vitin e katërt të shkollës së mesme, ajo kujton që i kërkoi një mësueseje që të dilte nga provimi, pasi mund të lindte aty.

Risultati immagini per Victoria Eugenia Henao

Ndërsa ndikimi i Escobar u rrit, u rrit dhe numri i grave në jetën e tij, dhe më e fundit lidhje ishte ajo me Wendy Chavarriaga Gil, e cila zgjati për shumë vite.

Victoria tregon:

Nuk mund ta lija, jo vetëm sepse e doja, por edhe nga frika. Ndihesha plotësisht e pafuqishme dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte me fëmijët e mi dhe mua pa atë. Unë kisha frikë se njeriu më i fuqishëm në Kolumbi mund të bënte diçka për mua nëse e lija atë”.

Risultati immagini per Victoria Eugenia Henao

Frika ishte e justifikuar, sepse Pablo nuk pyeste për asgjë. Më vonë doli se ai kishte porositur edhe heqjen qafe të e partneres Gil, kur mendoi se ajo ishte bërë një informatore.

Pas eliminimit së ministrit të Drejtësisë në 1993, 35-vjeçarja Victoria, tani nënë e dy fëmijëve, u desh të ikte me Pablon dhe fëmijët. Ndërsa kërkesat për ekstradim u rritën më shumë dhe të gjitha silleshin rreth trafikut të “miellit të bardhë”, Pablo më në fund dërgoi gruan dhe fëmijët e tij në një ndërtesë të mbrojtur nga qeveria.

Immagine correlata

Escobar u eliminua në 2 dhjetor 1993. Në kulmin e fuqisë së tij, ai kontrollonte 80 përqind të trafikut të “miellit” nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe vlente të paktën 30 miliardë dollarë.