JOQ Albania
Home

Zaev lëshon gojën: Nuk lejoj që një pederast të rrëzojë Qeverinë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë fqinj, Maqedonia e Veriut, është përfshirë nga skandali "Reket". Në përgjime ka dalë emri i prokurores speciale, Katica Janeva, ndërsa ka dyshime edhe për kryeministri Zoran Zaev.

Ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, ndërsa ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë. Ai është shprehur se nuk do të lejojë që një pederast të rrëzojë qeverinë pushtet. Më tej ai i bëri thirrje prokurorisë, që të bëjë publike të gjitha dëshmitë që posedon.

Zaev u shpreh:

Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi.

Pas kësaj deklarate, Zaev ka kërkuar falje, duke thënë se termin "pederast" e përdori për të përshkruar një karakter dhe jo një përkatësi seksuale.

Skandali "zhvatja" ka të bëjë me hetimin e një çështje nga Janeva, ku është i përfshirë biznesmeni Jordan Kamçev. Ky i fundit dhe prokuroria speciale, kanë zhvilluar një sërë bisedash telefonike me njëri-tjetrin.