Surpriza të mëdha në Champions, disa ekipe të traditës eleminohen që në raundin paraeleminator

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2019, 08:50

Turi paraeleminator i Champions League ka prodhuar surpriza të mëdha. Gjysmëfinalistja e vitit të kaluar, Ajax, u kualifikua mes drithërimash. Holandezët prodhuan frikë për 45 minuat e para tek tifozët, pasi e mbyllën në 1-1.

Por pjesa e dytë foli tërësisht për djemtë e Ten Hag, të cilët dyfishuan dhe trefishuan, ndërsa PAOK shkurtoi diferencën në minutat e fundit, por ishte një gol sa për statistikë.

Dy herë kampionia e Champions Leagues dhe një pjesëmarrëse e përhershme, Porto, nuk ia doli. Pas fitores në Rusinë e largët, portugezët u mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-2, i cili çoi Krasnodar në fazën tjetër.

Një tjetër emër i madh do t'i mungojë edicionit të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Celtic, i cili u mposht nga rumunët e Clujit me rezultatin 4-3. Ndërkohë kualifikimi u sigurua nga Olympiakos, i cili mundi turqit e Basaksehir 2-0, ndërsa Cervena Zvezda kaloi në Copenhagen falë 11 metërshave.

Eleminim shokues edhe për Baselin, i cili mundet nga austriakët e Lask edhe në transfertë. Apoel nga ana tjetër arrin të kthejë rezultatin ndaj Qarabag, duke fituar 2-0 në Azerbaixhan. Më tej, Rosenborg kalon Maribor, Club Brugge kalon Dinamon e Kievit dhe Dinamo e Zagrebit asfalton 4-0 hungarezët e Ferencvarosh.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit