JOQ Albania
Home

Servilizëm i frikshëm përpara “bankomatit me dy këmbë”, të qash a të qeshësh nga kjo video?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/08/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një eksperiment social i kryer në një nga dyqanet më luksoze të Hamburgut na bën me dije fuqinë e parasë dhe gjërat me të cilat përballen edhe ata që tregtojnë mallra luksoze.

Aktori, i veshur si sheik, shkon me tre gratë e tij (dhe 4 kamera të fshehura) në një nga dyqanet më të mëdha gjermane ku shiten mallra luksi.

Videoja e realizuar nga “Dandy Diary” ekspozon një bindje të paparë të punonjësve që shesin gjëra luksoze, edhe përballë klientit që shtiret si personi më i papërgjegjshëm i mundur.

Videoja nis me një sheik që zbret nga vetura pranë qendrës luksoze dhe nga aty shoqërohet nga tri gra me fytyrën mbuluar, ku për njërën thotë se po i festojnë ditëlindjen e 15-të.

I gjithë rrengu i konstruktuar flet për një servilizëm përballë parave, ku punonjësit i shërbejnë atij si “bletët” pavarësisht se thotë se po blen rroba për gruan e tij 15 vjeçe, gjë që në Gjermani do të ishte veprimtari kriminale.

Po jo vetëm kaq.

Ai i kërkon punonjësve që ta mbajnë në krah pasi nuk mundej të ecte. E si mund t’i thoni “jo” një bankomati me dy këmbë? Në botën e bakshishit dhe parasë, asgjë nuk është kulturalisht e papranueshme. Raportet ekonomike flasin se çdo vit, nga familjet e pasura të Emirateve harxhohen 270 miliardë dollarë vetëm në rroba luksi, shifër kjo që po rritet çdo vit me 5 %.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/