JOQ Albania
Home

Ekspertët e OBSH “vënë duart në kokë”, gjejnë në spitalet shqiptare pajisje 100-vjeçare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 8:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kontrolli i kryer vitin e kaluar në Shqipëri, ka lënë me gojë hapur ekspertët e OBSH-së. Ata kanë gjetur në spitalet tona një pajisje me rreze X të vitit 1918, e cila ishte e denjë për muze.

Gjithashtu ekspertët kanë vënë re, se në spitalet tona ka një mangësi të theksuar për pajisje mjekësore. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop dhe okuloskop, shkruan Monitor.

Gjithashtu gjatë kontrollit u vu re, se pacientët për shërbime të thjeshta laboratorike, duket t’u drejtohen poliklinikave. Edhe mjekët shqiptarë kanë mohuar më parë, se qeveria shpenzon milion euro për koncesione PPP për shërbime dytësore, ndërsa nuk investon tek pajisjet mjekësore.

Vetëm pak kohë më parë, godina e poliklinikës së specializuar të mushkrive u rikonstruktua, por pajisjet mbetën po të njëjtat. Insektorët e OBSH vunë re se gjithashtu, se godinat janë të vjetra, ndërsa ambjentet kanë shumë mangësi dhe janë të vegjël.