JOQ Albania
Home

Sot do të marrim frymë më lirshëm, kështu parashikohet të jetë moti
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/08/2019 7:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C