JOQ Albania
Home

U dëbua nga Italia pasi u kap me “mall”, shqiptari përdor mbiemrin e gruas për të hyrë sërish
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/08/2019 7:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është kapur ditën e djeshme në afërsi të spitalit Belcolle në Viterbo. Ai ishte dëbuar nga Italia, por ishte futur sërish, duke përdorur mbiemrin e gruas.

R.D 30 vjeç, ishte një person i njohur për drejtësinë, si dhe ishte vëllai i një prej të hetuarve gjatë operacionit "Erostrato". Atij i ishin sekuestruar edhe 22 mijë euro.

Në shkurt të 2017-ës, 30-vjeçari u kap me 38 kg "mall" dhe u dëbua nga Italia për 5 vite.  Në maj të 2017-ës ai u deportua në Shqipëri, u martua dhe mori mbiemrin e gruas.

Ai mori një pasaportë dhe një leje drejtimi të re nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë gjykata e Viterbos e ka lënë të lirë dhe ka nisur procedurat për ta dëbuar sërish.

Burimi: Lamiacittanews|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/