JOQ Albania
Home

Zjarr në Borsh, e pamundur shuarja e flakëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/08/2019 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikur të mos mjaftonte i nxehti përvëlues i këtyre ditëve një zjarr i madh ka përfshirë Borshin aty ku mjaft pushues po kalojnë këto ditë vere.

Sipas raportimeve më të fundit mësohet se zjarri e ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit.

Terreni tëpër i vështirë në këtë zonë e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse  ndërkohë që banorët janë të alarmuar se mos zjarri u afrohet shtëpive të tyre.