JOQ Albania
Home

Ky është zhytësi qe qetëson ‘bishën’ e detit me një prekje të vetme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/08/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se peshkaqenët janë ndër gjallesat më të rrezikshme që notojnë në thellësi të oqeaneve mund të zbuten më një të prekur.

Pierrick Seybald është një zhytës 34-vjeçar, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke u zhytur me peshkaqenë tigër një nga grabitqarët më të rrezikshëm në det.

Ai e ka kthyer pasionin e tij në një punë të përditshme ku u tregon njerëzve se sa e mahnitshme është të notosh përkrah këtyre gjallesave që në sytë e tyre janë të rrezikshme.

Seybald ka thënë:

Me anë të fondacionit tonë Ma o Mana Foundation në ndihmojmë në kërkimin shkencor dhe edukojmë fëmijët dhe peshkatarët për rëndësinë e peshkaqenëve në ekosistemin detar.”

Me sa duket peshkaqeni tigër nuk qenka aq i keq sa mendonin, mjafton të dish si të sillesh me të.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania