JOQ Albania
Home

Aktori bën për një lek Erion Braçen: Ka ikur edhe deti, i kam vënë shiritin për kupon tatimor që se kishte paguar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja ka vazhduar të ironizojë zëvendëskryeministrin, Erion Braçe. Ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram” dhe thotë me ironi se ka bllokuar detin sepse nuk ka paguar kuponin tatimor.

Ai thotë më tej:

Mirëmbrëma, sot kam ardhur këtu për të bërë plazh po siç e shikoni ka ikur dhe deti. Ka ikur edhe deti ka mbetur vetëm kjo këtu, sepse i kam vënë shiritin për kupton tatimor që se kishte paguar. Unë bashkë me flamingon time do të dalim dhe do bëjmë spektakël. Mos harroni Besos ia mbylla dy ditë. Beso ta hash gëzuar tani Taivanin.”

Kujtojmë këtu se Erion Braçe disa ditë më parë njoftoi mbylljen e kompleksit Taivani për shkak se nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët e saj. Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Ndaj edhe aktori i humorit e ka ironizuar keq zëvendëskryeministrin Braçe  duke lënë të kuptohet se ata po i rrjepin bizneset shqiptare, sepse kanë filluar vënë dhe gjoba absurde. Ndaj edhe aktori thotë se ka bllokuar detin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/