JOQ Albania
Home

‘Kockë e lëkurë’ në shërbim të njerëzve, elefanti detyrohet të ecë rrugëve gjatë festivalit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/08/2019 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotot e dhimbshme të një elefanti të bërë kockë e lëkurë janë shpërndarë në rrjet nga një organizatë bamirësie.

Gjiganti i gjorë, emri i të cilit është Tikiri, mund të shihet tek pamjet e shpërndara ndërsa eceën rrugëve në Sri Lanka ndërsa veshur nga një rrobë me ngjyrë. Në shpinën e tij ndodhet një burrë ndërsa bën paradë për natën e 10-të rresht.

Por, ata që e shohin nuk e kuptojnë që poshtë rrobës shumëngjyrëshe Tikirit i kanë mbetur vetëm kockat.

Lek Chailert, themeluesja e fondacionit ‘Save Elephant’ thotë se Tikiri është një nga 60 elefantët që marrin pjesë në Esala Perahera, një festival budist në Kandy, Sri Lanka.

Ajo tregon:

Tikiri i bashkohet paradës çdo mbrëmje deri natën vonë për 10 ditë rresht, duke u përballur me zhurmën, fishekzjarret dhe tymin. Ajo ecën me kilometra të tëra në mënyrë që njerëzit të ndihen të bekuar gjatë ceremonisë. Asnjë nuk i sheh kockat dhe gjendjen e saj të rëndë për shkak të kostumit."

Chailert shtoi gjithashtu se ajo nuk ishte kundër festimeve për sa kohë ato nuk ndërhyjnë në mirëqenien e kafshëve të përdorura.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/