JOQ Albania
Home

Nuk i pëlqeu makina që i bleu i ati për ditëlindje, i riu i ‘revoltuar’ e hedh në lumë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/08/2019 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djali të ri nuk i ka pëlqyer dhurata që babai i kishte bërë për ditëlindje dhe në shenjë revolte e hodhi në lumë.

Kështu, i riu përfundoi duke hedhur një lumë një BMW të bardhë vetëm se nuk ishte i kënaqur.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në Haryana, Indi dhe thuhet se gjithçka u filmua dhe më pas u shpërnda në rrjet.

Thuhet gjithashtu se djali i zhgënjyer priste që i ati t’i blinte një Jaguar dhe në momentin që pa që bëhej fjalë për BMW, nuk e mbajti më veten.

Për fatin e tij të mirë, automjeti ngeci në një pjesë me bar dhe më pas i riu dhe disa miq të tij shkuan që ta tërhiqnin jashtë ujit.

Sipas raportimeve, djali i ditëlindjes u shoqërua më pas në polici ku nuk dihet sesi është proceduar me të.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania