JOQ Albania
Home

Ronaldo: Ja cila është diferenca mes meje dhe Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/08/2019 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që rivaliteti më i ashpër i 10 viteve të fundit në futboll ka qenë ai mes Messit dhe Ronaldos. Portugezi dhe argjentinasi kanë fituar nga 5 "Topa të Artë" secili dhe gjithmonë ka ekzistuar debati se kush është më i mirë.

Janë me karakteristika të ndryshme dhe sigurisht dallojnë shumë nga njëri-tjetrin. Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka folur vetë Cristiano Ronaldo i cili tregoi diferencën me Leo Messin.

Ronaldo shprehet:

Dallimi midis meje dhe atij? Unë kam luajtur për disa klube, dhe kam fituar Ligën e Kampionëve me klube të ndryshme. Kam qenë për 6 vite me radhë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion. Nuk ka shumë lojtarë që kanë fituar 5 trofe të Ligës së Kampionëve, dhe për këtë besoj se mund ta identifikoj veten me kompeticion. Mesi është një lojtar i shkëlqyer, i cili do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë, por edhe për përmirësimin, vit pas viti, ashtu si mua. Unë çdo ditë zgjohem me idenë që të stërvitem me qëllimin për të marrë gjithmonë diçka më shumë, dhe jo vetëm për të fituar. Faleminderit Zotit, nuk më mungojnë paratë dhe ajo që dua të fitoj, është një vend në historinë e futbollit.”