JOQ Albania
Home

Delvinjotët përballojnë pa ujë vapën ekstreme, mjekët i fshijnë duart me letra të lagura
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria po kalon ditët më të nxehta të verës, por disa prej qyteteve po e përballojnë pa ujë. Edhe pse paguajnë taksa, në Delvinë banorët vuajnë për mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 7500 banorët e Delvinës, përdorin vetëm një çezmë në një prej urave të qytetit për të mbushur ujë, shkruan Bold News.

Banorët shprehen:

Megjithëse jemi vetëm 3 km larg në vijë ajrore nga Syri i Kaltër ne thahemi për ujë.
Vjen vetëm 4 orë në ditë, dy në mëngjes herët dhe dy orë pasdite.

Nga kjo situatë nuk ka shpëtuar as spitali. Si pasojë e temperaturave të larta, virozat e stinës janë shtuar por në spital ka vetëm dy mjeke rreth të 70-tave, edhe pse stafi është 50 persona, përfshirë sanitarë e infermierë.

Në Delvinë prej kohësh mungon një mjek specialist, ndërsa kushtet brenda janë skandaloze. Nga ana tjetër, mjekët duhet të përballen me mungesën e ujit, dhe pas çdo vizite i fshijnë duart me letra të lagura. Gjithashtu pacientët për të bërë një ekografi apo radiografi, duhet të udhëtojnë në drejtim të Sarandës.

Një banor shprehet:

Aparatura e ekografisë ekziston, por mungon specialisti për të bërë ekon. Ndërkohë që aparatura e radiografisë ka 3.5 vite qe nuk punon.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/