JOQ Albania
Home

Telefonoi për herë të fundit të atin, zbulohen të tjera detaje nga ekzekutimi i të riut në Fier
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, në lidhje me ekzekutimin e rëndë të 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit.

Sipas të dhënave nga policia, i riu kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij.

Gjatë këtij momenti Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar, mëson “FaxWeb”.

Ende nuk dihet se si ka nisur konflikti midis të rinjve që përfundoi keq, por raportohet se autkrêt janë konfrontuar fizikisht me Florianin.

Policia vuri në pranga mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S. S., 26 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Nga policia u mësua se dy djemtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë qëlluar me mjet prerës 23 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kafano të hapur, ndërsa ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.