JOQ Albania
Home

Dalin dokumentat e arrestimit, shkodranët ngrihen kundër Valdrin Pjetrit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 13:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

PD publikoi ditën e sotme dokumentet që vërtetojnë kapjen dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në Firenze. Pjetri është kapur në vitin 2003 së bashku me Altin Dodën për trafik "malli".

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur, se Pjetri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar dënim të menjëhershëm. Sipas tij, Pjetri është dënuar me 18 muaj heqje lirie dhe në 2003-shin është dëbuar nga Italia për 7 vite. Pjetri është kandidati i radhës i Ramës pas Elvis Roshit të Kavajës, që rezulton me rekorde kriminale.

Pas publikimit të dokumenteve, PD do të zhvillojë nesër përpara prefekturës së Shkodrës një protestë, ku ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë. Ndërkohë vetë Pjetri ka mohuar akuzat, duke i cilësuar shpifje të PD-së.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/